Punësim në Weblate
Zhvillues për gjithçka
- Po kërkojmë një zhvillues për pjesën e dukshme, i cili s’do të ketë frikë të prekë edhe pjesën jo të dukshme.
- Pjesa jonë e dukshme aktualisht përdor Bootstrap dhe jQuery, por duam ta përmirësojmë.
- Pjesa jo e dukshme është e ndërtuar në Python, duke përdorur Django, Django REST, Celery, Translate Toolkit dhe mjaft të tjera.
- Shfletoni çështjet e hapura që të keni një ide se për çfarë po kërkojmë.
- Merrni një nga çështjet e hapura që të na tregoni ekspertizën tuaj.
- Është krejt <em>software</em> i lirë, krejt kodi ynë dhe çështjet tona janë të hapura për publikun.
- Janë të domosdoshme sftësi të kënaqshme në shkrim dhe lexim anglishteje.
- Ky është një vend pune me kontratë për dikë në distancë.
- Jemi një shoqëri e vogël software-i të lirë ku gjithkush ka plot hapësirë për rritje.
Kujdesi për klientët dhe shitje
- Po kërkojmë dikë të cilit i pëlqen të flasë me njerëzit dhe t’i ndihmojë të përfitojnë maksimumin nga produkti ynë.
- Do të punoni me klientët për të sqaruar nevojat e tyre dhe t’i këshilloni në përdorimin e Weblate-it.
- Do të jeni një pikë kontakti për klientë që kërkojnë ndihmë. Inxhinierët tanë do të bashkëpunojë ngushtë me ju për zgjidhjen e problemeve të klientëve.
- Mund të shtriheni edhe në fusha të tjera, në të cilat ndiheni i zoti: të botoni artikuj në blogjet tanë, të administroni media shoqërore, të diskutoni me bashkësinë tonë, ose të përmirësoni dokumentimin tonë.
- Janë të domosdoshme sftësi të kënaqshme në shkrim dhe lexim anglishteje.
- Ky është një vend pune me kontratë për dikë në distancë.
- Jemi një shoqëri e vogël software-i të lirë ku gjithkush ka plot hapësirë për rritje.