Zgjidhni Weblate-in! Menu

Sipas Mënyrës Weblate

E duam përkthimin dhe software-in e lirë, aq sa të krijojmë një mjet përkthimi që respekton privatësinë, dhe që jepet si software i lirë nën terma copyleft-i. Zanafilla është më 2012.

Shkurt, 2012—Michal Čihař

Po kërkoni një alternativë të Pootle-it

…Veçoria kyçe është integrimi i plotë me Git-in. Ndryshimet depozitohen në një degë vendore Git dhe përzihen lehtësisht me përkthimet.

Mars, 2012—Michal Čihař

Lajmërim mbi Weblate-in

…Pas gati një jave programimi, bëhet i ditur Weblate-i; një mjet përkthimesh në web me integrim të ngushtë me Git-in.

Prill, 2012—Michal Čihař

Pse Weblate?

Në vend të ndejtjes me një zgjidhje ekzistuese, Weblate-i u krijua për të pasur:
◦ Integrim me Git
◦ Atribuim përkthyesish
◦ Trajtim të disa degëve të projektit njëherësh
◦ Shfaqje konteksti
◦ Përzierje me mend e përkthimeve
◦ Kontrolle vijueshmërie

Sot—Michal Čihař

Weblate-i fuqizohet dhe e ardhmja është e hapur për mundësi të reja.

Ekipi Juaj Weblate

Michal Čihař

Michal Čihař


Zot i idesë, drejtues i programimit dhe zhvillimit. Ndërton gjithashtu zgjidhje vetjake dhe me shtrirje të madhe.
Benjamin Alan Jamie

Benjamin Alan Jamie


Përgjegjës bashkësie dhe guru asistence, për t’ju ndihmuar me rrjedha pune të pacen. I ngarkuari ynë me shitjet.
Víťa Válka

Víťa Válka


I ngarkuari me ndërfaqen dhe anën grafike, për të rritur kënaqjen e përdoruesve. Optimizon vazhdimisht Weblate-in.

Kontribues dhe përkthyes në unitet

Historiku i Weblate-it

Michal Čihař

Michal është një entuziast i software-it të lirë i lindur dhe banues në Pragë, Çeki. Është një kontribues prej kohësh te projekte të ndryshëm software-i të lirë, të tillë si Weblate, Gammu, phpMyAdmin dhe Debian.

Pas punësimesh në shoqëri të ndryshme teknologjie, prej fillimeve të 2016-s, Michal-i ia përkushtoi veten dhënies së shërbimeve për shoqëri që përqendrohen te përkthimi dhe Weblate-it.

Mësoni më tepër

Fillojani pa humbur kohë, ose shfrytëzoni aftësi dhe përvojë të thelluar prej ekipit tonë të profesionistëve, që japin këshilla të përqendruara, me nevojat tuaja ekzakte në mendje.

Provë falas

Kontakt

Furnizues Shërbimi
Ing. Michal Čihař
Nábřežní 694
471 54, Cvikov, Çeki
ID Biznesi
04705904
ID TVSH-je
CZ8003280318
Numër D-U-N-S
36-694-2163
Lidhuni me ne
Bëhuni pjesë e bashkësisë dhe jepni ndihmesë

Weblate-i është një platformë për një nga bashkësitë më pozitive dhe më fuqizuese të software-it të lirë. Mësojmë dhe rritemi bashkë dhe lidhim botën.

Jepni ndihmesë te ne
Shqip