Zgjidhni Weblate-in! Menu

Kontribuoni te Weblate

Weblate-i zhvillohet nga një bashkësi e hapur. Ka plot mënyra si të kontribuoni në zhvillimin e Weblate-it. Bisedojeni me bashkëpunëtorët tuaj.

Shihni burime Përkthejeni aplikacionin

Gjetët një të metë në Weblate?

  • Nëse është me spec, apo një problem sigurie, ju lutemi, raportojeni te HackerOne. Rrugë të tjera për raportim problemesh sigurie mund të gjenden te dokumentimi.
  • Sigurohuni që e meta s’është raportuar tashmë, duke kërkuar përmes çështjeve në GitHub.
  • Nëse s’jeni në gjendje të gjeni një çështje të hapur që merret me problemin, hapni një të re.
  • Ndiqni udhëzimet te gjedhja mbi problemet dhe jepni sa më shumë të dhëna me peshë që të jetë e mundur.
Çështje në Github

Keni një arnim që ndreq një të metë?

  • Hapni një PR të re në GitHub me një arnim.
  • Sigurohuni që përshkrimi i PR-së të shprehë qartë problemin dhe zgjidhjen. Nëse ka të tillë, përfshini numrin e çështjes përkatëse.
Krijoni një Pull Request

Mungon ndonjë veçori apo doni të ndryshohet diçka?

  • Sugjerojeni ndryshimin tuaj te çështjet në GitHub.
  • Ndiqni udhëzimet te gjedhja mbi problemet dhe jepni sa më shumë të dhëna me peshë që të jetë e mundur.
Çështje në Github

Pyetje lidhur me kodin burim?

Shfletoni dokumentimin

Doni të ndihmoni me Dokumentimin?

  • Dokumentimi është pjesë e depos kryesore të kodit burim dhe mund të ndiqni lehtësisht lidhjet për të përpunuar secilën faqe drejtpërsëdrejti nga dokumentimi.
  • Sapo të keni gati një arnim, ju lutemi, ndiqni udhëzimet mbi parashtrim arnimesh.
  • Ndihmoni ndreqje dhe sugjeroni kërkesa tërheqjeje në projekt për gjëra që nuk lidhen me kodin, duke u bërë pjesë e ekipit të shqyrtuesve.
Shfletoni dokumentimin

Përkrahja financiare përdoret përherë si duhet.

Ju lutemi, për mundësi se si të dhuroni, hapni faqen e dhurimeve.

Dhuroni që tani

Jeni përkthyes? Ndihmoni të përkthehet vetë Weblate-i.

Mund të përktheni Weblate-in dhe mjaft projekte të tjera te hosted.weblate.org.

Filloni të përktheni
Gjendje përkthimi
Shqip