Zgjidhni Weblate-in! Menu

Rregulla Privatësie

Dokumentet ligjore të domosdoshme për ofrimin e këtij shërbimi. Dokumenti mbi Kushtet e Shërbimit ka autoritet vetëm në anglisht, përkthimet jepen për t’ju lehtësuar punë.

Shihni versionin anglisht

Funksionojmë në pajtim me Rregulloren No. 679/2016, Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave, e njohur edhe si GDPR. Ky dokument përfshin specifikimet e domosdoshme.

Kontrollor të Dhëna Personale

Ing. Michal Čihař, Nábřežní 694, 471 54 Cvikov, CZ, Nr. Rregulloreje 04705904

Weblate ka caktuar një zyrtar mbrojtjeje të dhënash që mund të kontaktohet përmes privacy@weblate.org.

Të dhëna Personale të përpunuara nga Weblate

Weblate-i përpunon vetëm të Dhëna Personale të furnizuara nga Përdoruesi përmes përdorimit të tij:

Emër dhe adresë email
Këto përdoren për identifikimin tuaj te depozitimet VCS.
Veç kësaj, email-i përdoret për njoftim rreth aktesh që mbikëqyrni.
Fjalëkalim në formë hashi
I përdorur për mirëfilltësimin e Përdoruesit, në u formësoftë
Fjalëkalimet ruhen të fshehtëzuar duke përdorur Argon2.
Adresë IP dhe emër shfletuesi
These are logged in case of important changes to your account (e.g. a password change) to allow diagnosis in case your account is stolen.
Hollësi faturimi
Grumbullohen hollësi të nevojshme për lëshim fature, kur blini prej nesh një shërbim.

Qëllim dhe bazë ligjore për përpunimin e të Dhënave Personale

Të dhënat tuaja Personale do të përdoren për qëllimet e Shërbimit:

  • për furnizimin e Shërbimit me shërbimet tona, për t’u lidhur me ju për gjëra që kanë të bëjnë me shërbimet tona (edhe përmes rrugësh si email-e dhe mesazhe) dhe për të garantuar mbulimin teknik të plotësimit të shërbimeve tona sipas detyrimesh nga kontratash apo para-kontrata (Neni 6 (1) b. GDPR)
  • për të analizuar përdorimin tuaj të shërbimeve tona dhe për përmirësimin e tyre (Neni 6 (1) b. and f. GDPR)
  • me pëlqimin apo udhëzim tuajin shprehimisht, për të kryer veprimtaritë tona të biznesit ose për t’ju dërguar buletine (Neni 6 (1) a. GDPR)

Përdorim të Dhëna Personale

Kontrolluesi ka bërë krejt mjetet e arsyeshme teknike për mbrojtjen e Të dhënave Personale. Në të Dhënat Personale mund të hyjnë vetëm persona të autorizuar.

Palë të treta që mund të përfitojnë hyrje te Të dhëna Personale, kur është e nevojshme, janë:

  • Persona që janë kontraktuar për garantimin teknik të shërbimit.
  • If you purchase a service from us, a payment processor gets essential access to your Personal Data, limited to the bare minimum needed to process your payment.

Krejt të Dhënat Personale depozitohen në Bashkimin Europian.

Dhënie të Dhënash Personale

Të Dhënat Personale mund t’u jepen palëve të treta në rrethana të kufizuara, kur Kontrollori beson pa të keq se kjo kërkohet nga ligji, bie fjala, në rastin e një thirrjes për të dëshmuar në një gjyq, apo tjetër urdhër juridik apo administrativ.

Në rastet kur Kontrollori është i detyruar nga ligji të japë të Dhënat Personale, do të bëhet një përpjekje për t’i dërguar Përdoruesit një njoftim paraprak me email (veç në mos iu lejoftë kjo Kontrollorit, ose kur do të ishte e padobishme) se është bërë një kërkesë për të Dhëna Personale, për t’i lejuar përdoruesit të kundërshtojë dhënien. Nëse Përdoruesi nuk del kundër kërkesës për dhënie, Kontrollori mund të jetë i detyruar nga ligji të japë të Dhëna Personale.

Mbajtje të Dhënash Personale

Të dhënat Personale depozitohen te Shërbimi deri kur Përdoruesi fshin llogarinë e vet te shërbimi.

Të dhëna regjistrimi hyrjesh mund të grumbullohen për një periudhë më të gjatë, me qëllim lejimin, ushtrimin apo mbrojtjen nga pretendimeve ligjore.

Të drejtat tuaja

Përdoruesi lejon vullnetarisht përdorim të të Dhënave Personale. Pa këto të Dhëna Personale, Weblate-i s’është në gjendje të furnizojë shërbimet tona.

Duam që të jeni përherë në kontroll të të Dhënave tuaja Personale. Për këtë qëllim, keni disa të drejta që e lejojnë këtë. Sipas disa kushteve, mundeni:

  • Të keni hyrje te krejt të Dhënat tuaja Personale që përdor apo përpunon Weblate-i, dhe madje të merrni një kopje të krejt atyre (Neni 15 i GDPR-së)
  • Të ndreqni të Dhënat Personale që përpunon Weblate-i, nëse mendoni se ka gabime
  • Të urdhëroni fshirjen prej nesh të të Dhënave tuaja Personale
  • Të kufizoni përpunim të Dhënash Personale
  • Të kundërshtoni përpunimin
  • T’i merrni të Dhënat tuaja Personale në një format të përdorur rëndom të lexueshëm nga makinat ose t’ua kaloni këto të Dhëna Personale një shërbimi tjetër.

Heqja, saktësimi dhe marrja e të Dhënave tuaja Personale mund të bëhet që nga administrimi i llogarisë dhe janë plotësisht të automatizuara.

Shqip