Kontribuoni te Weblate
Weblate-i zhvillohet nga një bashkësi e hapur. Ka plot mënyra si të kontribuoni në zhvillimin e Weblate-it. Bisedojeni me bashkëpunëtorët tuaj.
Shihni burime Përkthejeni aplikacioninGjetët një të metë në Weblate?
- Nëse është me spec, apo një problem sigurie, ju lutemi, raportojeni te HackerOne. Rrugë të tjera për raportim problemesh sigurie mund të gjenden te dokumentimi.
- Sigurohuni që e meta s’është raportuar tashmë, duke kërkuar përmes çështjeve në GitHub.
- Nëse s’jeni në gjendje të gjeni një çështje të hapur që merret me problemin, hapni një të re.
- Ndiqni udhëzimet te gjedhja mbi problemet dhe jepni sa më shumë të dhëna me peshë që të jetë e mundur.
Keni një arnim që ndreq një të metë?
- Hapni një PR të re në GitHub me një arnim.
- Sigurohuni që përshkrimi i PR-së të shprehë qartë problemin dhe zgjidhjen. Nëse ka të tillë, përfshini numrin e çështjes përkatëse.
Mungon ndonjë veçori apo doni të ndryshohet diçka?
- Sugjerojeni ndryshimin tuaj te çështjet në GitHub.
- Ndiqni udhëzimet te gjedhja mbi problemet dhe jepni sa më shumë të dhëna me peshë që të jetë e mundur.
Pyetje lidhur me kodin burim?
- Ju lutemi, shihni dokumentimin për ndihmëtarët, që të gjeni subjektet më të rëndomta.
- Ndani me të tjerët ç’bluani në mendje, te diskutime në GitHub.
Doni të ndihmoni me Dokumentimin?
- Dokumentimi është pjesë e depos kryesore të kodit burim dhe mund të ndiqni lehtësisht lidhjet për të përpunuar secilën faqe drejtpërsëdrejti nga dokumentimi.
- Sapo të keni gati një arnim, ju lutemi, ndiqni udhëzimet mbi parashtrim arnimesh.
- Ndihmoni ndreqje dhe sugjeroni kërkesa tërheqjeje në projekt për gjëra që nuk lidhen me kodin, duke u bërë pjesë e ekipit të shqyrtuesve.
Përkrahja financiare përdoret përherë si duhet.
Ju lutemi, për mundësi se si të dhuroni, hapni faqen e dhurimeve.
Dhuroni që taniJeni përkthyes? Ndihmoni të përkthehet vetë Weblate-i.
Mund të përktheni Weblate-in dhe mjaft projekte të tjera te hosted.weblate.org.
Filloni të përktheni