Zgjidhni Weblate-in! Menu

Kushte Shërbimi

The legal documents necessary to offer our services. The Terms of Service document is legally-binding in English, translations are provided for your convenience.

Shihni versionin anglisht

Të drejtat dhe detyrimet e Përdoruesit dhe Furnizuesit të Shërbimit të rrjedhura nga përdorimi i Shërbimit qeverisen nga këto Kushte Shërbimi.

Përkufizime

Në këto Kushte Shërbimi:

Marrëveshje
do të thotë Marrëveshje Licence sipas kuptimit të Nenit 2358 dhe në vazhdim të Kodit Civil, të përfunduar nga dhe mes Përdoruesit dhe Shërbimit pas Pranimit
Kod Civil
do të thotë Akti No. 89/2012 Coll., Kodi Civil, siç është ndryshuar
Pranim
do të thotë pranimi nga Përdoruesi i këtyre Kushtesh Shërbimi dhe i dokumenteve të tjera ligjore, shprehur përmes vënies shenjë kutizës gjatë regjistrimit
<em>Cookies </em>
do të thotë kartelë të dhënash dërguar nga shërbyesi i Shërbimit te kompjuteri apo tjetër pajisje e Përdoruesit e lidhur në Internet, çka lejon marrje identifikimi unik të shfletuesit të Përdoruesit
GDPR
do të thotë Rregullorja No. 679/2016 e Bashkimit Europian, Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave (GDRP)
Licencë
do të thotë licencë jopërjashtimore akorduar Përdoruesit nga Shërbimi për përdorimin e Shërbimit
Furnizues Shërbimi
do të thotë Ing. Michal Čihař, Nábřežní 694, 471 54 Cvikov, CZ, Nr. Regjistri 04705904
Të dhëna Personale
do të thotë të dhëna personale sipas kuptimit të Rregullores No. 679/2016 të Bashkimit Europian, dhënë nga përdoruesi te Shërbimi dhe/ose Cookie-t
Pronar
do të thotë Përdoruesi që mund të administrojë Projektin
Projekt
do të thotë projekt përkthimi i punuar në Shërbim
Shërbim
do të thotë sajti dhe shërbime të bazuar në Weblate, administruar nga Furnizuesi i Shërbimit
Kujtesë Përkthimesh
do të thotë shërbimi opsional kujtese përkthimesh furnizuar brenda Weblate-it
Përdorues
do të thotë çfarëdo njësi apo individ ligjor, tjetër nga Furnizuesi i Shërbimit, që përdor Shërbimin
VCS
do të thotë sistem i shpërndarë kontrolli versionesh i përdorur nga Projekti, fjala vjen, Git ose Mercurial

Finalizim Marrëveshjeje Licence

Marrëveshja e Licencës është e finalizuar me Pranimin nga Përdoruesi të Ofertës së Furnizuesit të Shërbimit.

Marrëveshje Licence

Duke përfunduar një Marrëveshje sipas Nenit 2.1 të kësaj Marrëveshjeje, hyjnë në fuqi anët vijuese të këtij Neni 3 të Kushteve të Shërbimit.

Furnizuesi i Shërbimeve i paraqit Përdoruesit një Marrëveshje Licence dhe Përdoruesi e pranon këtë Marrëveshje Licence, krejt kjo sipas termave dhe kushteve të deklaruara në këto Kushte Shërbimi.

Furnizuesi i Shërbimi do të ketë të drejtën të fikë, përshtatë, ndryshojë apo ta bëjë të pakapshëm në adresën web Shërbimin në çfarëdo kohe.

Përdoruesi bie dakord të përdorë Shërbimin vetëm në një mënyrë që nuk rrezikon mjetet teknike <em>software</em> dhe/ose <em>hardware</em> të Furnizuesit të Shërbimit dhe/ose mjete të tilla në përdorim të Furnizuesit të Shërbimit.

Përdoruesi bie dakord të mos përdorë Shërbimin në mënyrë dashakeqe dhe/ose t’i shkaktojë me dashje çfarëdo dëmi Shërbimit.

Përdoruesi bie dakord të mos anashkalojë mjetet software dhe/ose teknike hardware të Shërbimit, në mënyrë të veçantë sistemet e sigurisë.

Përgjegjësi Dëmesh

Përdoruesi sipas kësaj e bën të padiskutueshme që Furnizuesi i Shërbimeve s’do të jetë përgjegjës për asnjë dëm shkaktuar Përdoruesit i ardhur nga përdorimi i shërbimit.

Nëse Përdoruesi është një sipërmarrës, sipas kësaj ai heq shprehimisht dorë nga të drejtat për kompensim nga Furnizuesi i Shërbimit për dëm të shkaktuar padashur nga Furnizuesi i Shërbimit ndaj Përdoruesit përmes shkeljes së çfarëdo detyrimi që përmbahet në këto Kushte Shërbimi dhe/ose të ardhur nga përdorimi i Shërbimit.

Të dhëna Personale

Brenda domethënies së nenit 7 të GDPR-së, Përdoruesi jep këtu pranimin për mbledhje, depozitim dhe përpunim të të Dhënave Personale në përputhje me Rregullat e Privatësisë.

Përkthime

Shërbimi i sistemon përkthimet në Projekte individuale, ku i Zoti është përgjegjës për administrimin e tyre dhe për përcaktimin e saktë të licencës së Projektit.

Mospërcaktimi i një licence përkthimesh do të thotë se përkthimet janë të përdorshme sipas të njëjtës licencë me vetë projektin.

Nëse Projekti zgjedh përdorim Kujtese Përkthimi, licenca për përdorim të përkthimi u akordohet krejt përdoruesve të Kujtesës së Përkthimit.

Përdoruesi pajtohet, përmes kontributit në një Projekt, me licencën që ka përcaktuar Projekti.

Përdoruesi pajtohet të përdoren emri dhe email-i si autorësi te depozitime VCS. Përdoruesi e kupton se ky akordim është i pashfuqizueshëm, për shkak të natyrës së VCS-s.

<em>Cookies </em>

Sipas kuptimit të Nenit 89 të Aktit Nr. 480/2004 Coll., mbi komunikimet elektronike, siç është ndryshuar, Përdoruesi është në dijeni se Shërbimi përdor <em>Cookies </em>.

Shërbimi përdor <em>Cookies</em> për të personalizuar lëndë.

Ligj Qeverisës

Këto Kushte Shërbimi duhet të qeverisen nga ligjet e Republikës Çeke, duke përjashtuar rregulla që sjellin përplasje.

Çfarëdo grindje e lindur bazuar në Marrëveshjen dhe/ose këto Kushte Shërbimi duhet zgjidhur nga gjykata e Republikës Çeke që ka juridiksion mbi lëndën dhe vendndodhjen.

Efekt

Këto Kushte Shërbimi do të hyjnë në fuqi dhe kenë efekt më 15 maj 2023.

Shqip