Sipas Mënyrës Weblate
E duam përkthimin dhe software-in e lirë, aq sa të krijojmë një mjet përkthimi që respekton privatësinë, dhe që jepet si software i lirë nën terma copyleft-i. Zanafilla është më 2012.

Po kërkoni një alternativë të Pootle-it
…Veçoria kyçe është integrimi i plotë me Git-in. Ndryshimet depozitohen në një degë vendore Git dhe përzihen lehtësisht me përkthimet.
Lajmërim mbi Weblate-in
…Pas gati një jave programimi, bëhet i ditur Weblate-i; një mjet përkthimesh në web me integrim të ngushtë me Git-in.
Pse Weblate?
Në vend të ndejtjes me një zgjidhje ekzistuese, Weblate-i u krijua për të pasur:
◦ Integrim me Git
◦ Atribuim përkthyesish
◦ Trajtim të disa degëve të projektit njëherësh
◦ Shfaqje konteksti
◦ Përzierje me mend e përkthimeve
◦ Kontrolle vijueshmërie
Weblate-i fuqizohet dhe e ardhmja është e hapur për mundësi të reja.
Ekipi Juaj Weblate

Michal Čihař

Benjamin Alan Jamie

Víťa Válka